Gashi: Kurti pësoi metamorfozë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për ndryshimet në qëndrime të kryeministrit.

Në një intervistë dhënë “Expose”, Gashi ka shtuar se duhet bërë një bilanc rreth asaj se sa i ka kushtuar Kosovës rrugëtimi politik i kryeministrit aktual.

“Mendoj se para se të them se çka ndodhi me Albin Kurtin na duhet të bëjmë përveç bilancit të deklaratave ta bëjmë edhe bilancin e kostove sa i ka kushtuar Kosovës kjo, pra demonstrata 2008 kundër Pakos së Ahtisarit, qëndrimi kudër, marrëveshjes së Parisit , qëndrimi kundër shpalljes së Pavarësisë, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2011, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2013, qëndrimi kundër i marrëveshjes së 2015 e tutje kanë kosto politike dhe jetësore për përkrahësit e LVV dhe z Kurti. Unë këtë pyetje ja kam bërë në Kuvend Kurtit dhe s`kam marrë përgjigje”.