Gashi: Ky Ligji heq dilemat për keqpërdorim dhe shpëlarjen e parave

Aktorët e fushës së sportit, diskutuan për përfitimet që sjellë zbatimi i hyrja në fuqi e Ligjit për Sponzorizime në fushën e Sport, Kulturës dhe Rinisë, transmeton Klan Kosova.

Ministri Gashi tha se Ligji është iniciativë e mirë, duke vlerësuar se sporti është ambasadori më i mirë që mund ta zhvillojë Kosovën.

Sipas tij, Ligjit për Sponzorizime heq dilemat për keqpërdorime dhe shpëlarjen e parave.

“Vërtetë është iniciativë e mirë sepse ky ligj parasheh sponzorizim edhe për kulturën dhe rininë. Kemi themeluar një komision që në fund e bën vërtetimin e sponzorizimit”.

“Po ashtu kemi një rregullore që është e mirë, profesionale që ka parapa të gjitha kriteret për sponzorizimin për ata që japin, por edhe që marrin dhe përmes saj hiqet dilema që ka qenë gjithnjë mundësisë së keqpërdorimit apo shpëlarja e parasë. Një mekanizëm që është krijuar në kuadër të rregullores ka një kontroll të jashtëzakonshëm të kësaj çështje”.

Sipas tij, barra e financimit të sportistëve që deri më tash ka qenë vetëm e MKRS-së, përmes Ligjit për Sponzorizime do të kalojë edhe te kompanitë të cilat do të financojnë.

“Ky ligj do jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sportit. Deri tani barrën e financimit të sportistëve e ka pasur MKRS-ja, afër 15 milionë euro që financohet infrastruktura sporteve pra 50 për qind që i është dedikuar sportit nga kjo ministri. Ka qenë është dhe do të mbetet prioritet duke pas parasysh rezultatet e mëdha dhe ambasadori më i madh i vendit tonë është sporti”.

“Kemi dërguar 33 vërtetime për sponzorizim vitin e kaluar dhe 5 për këtë vit. Kemi ardhur në momentin ta kemi edhe harmonizimin e ligjit për të ardhura për korporata përmes një amendamenti. Tani jemi të një hap tjetër të koordinuar. Të gjitha veprimet që i kemi marrë deri tash nuk do ketë efekt nëse nuk zbatohet ky ligj. Hap tjetër të rëndësishëm nga ky ligj, ai konsideroi se do të jetë çështja e zyrtarizimit të zyrtarëve në federatat e sportit”.

“Në shumë federata ka shumë zyrtarë të angazhuar e që nuk konsiderohen të punësuar dhe kjo do jetë një prej faktorëve që të zyrtarizojmë numrin e zyrtarëve. Po ashtu me rëndësi do jetë qëndrueshmëria e klubeve sportive. Është fat i mirë që sporti e ka rezultatin në vendin tonë veçanërisht sportet individuale si xhudo, boksi etj. Nuk është rastësi që vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 medalje”.

Gashi tha se me këtë ligj do të përfitojë edhe kultura, raporton EO.

“Me këtë amandamnete zbatimin e ligjit për sponzorizime bë Kosovë do kemi më shtyjmë medalje dhe në rrafshine. Kulturës shumë e shumë çmime por sporti mbetet sektori kryesor i promovimit të vendit dhe dhënies së një imazhi ndryshe në arenën ndërkombëtare”.

“Kemi kornizë ligjore të rregulluar a i përket federatave të sportit dhe sportistëve dhe kjo që ka ndodhë në Kosovë është shtysë për zhvillim”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se kjo është mundësi e mirë për t’i adresuar disa sfida me të cilat sporti është përballur për disa kohë.

“Është veprimtari që është pjesë e zhvillimit të shoqërisë. Për ne përfaqëson imazh por edhe mundësi me i adresuar disa prej sfidave themelore që i ka ky vend”.

Ai shtoi se kompanitë financuese do të fuqizojnë sportin, shkruan Ekonimia Online.

“Një mesazh që e ka një thelb, kompanitë tona e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që edhe kompanitë ti promovojë në mirë dhe një kauzë që është kontribut i zhvillimit të këtij vendi. Këto kompani sjellin shumë taksa, këto do jenë edhe kompanitë më meritore për ta sjellë përpara fuqizimin e sportit”.

“Besoj se harmonizimi i ligjit për sponzorizimit me atë të korporatave krijon besim më të madh për kompanitë besoj se prej shtatorit do bashkëpunojmë, sepse ka shumë klube lokale dhe kompani që janë bartës kryesorë të klubeve dhe përfshirja e sportistëve si shembull suksesi di jetë element shtesë. Sa më shumë suksese në sport kemi më shumë ngjallur të interesit të faktorëve për me financuar”.

Adnan Ahmeti nga Instituti i Kosovës për Sport prezantoi Ligjin për Sponzorizime dhe përfitimet e sportistëve nga miratimi i tij.

“Kosova është mirë sa i përket kuotës për të shkuar si sponzorizim në ligj, është 30 për qind. Me këtë investim fusha e sport do jetë një prej kontribuove më të mëdhenj për punësim në Kosovë.

“Përfituesit kryesorë janë organizatat sportive dhe kjo ndikon në rritjen e cilësisë ashtu edhe tek individët. Nëse një sportist ka të garantuara fondet do të fokusohet më shumë në ngritjen e performancës”.

“Klubet sportive kanë nevojë për rritje të marketingut. Marketingu çalon shumë dhe këto organizata sportive duhet shumë me tepër ë investojnë në fushën e marketingut”.