Gashi: LDK ka përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare, Veseli na bënte “selfie” duke provokuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka ftuar partitë opozitare për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, pasi siç ka thënë ai janë të rëndësishme për Kosovën në këtë kohë pandemie, në kulmin e krizës ekonomike.

“Meqenëse po diskutojmë për disa çështje, për hirë të korrektësisë duhet t’i rikujtojmë disa elemente. Ne si LDK kemi përkrahë marrëveshje ndërkombëtare, që kanë qenë në interes të Kosovës dhe i kemi përkrahë. Dy çështje që po përmenden. Çështja e parë lidhur me votimin ose mos votimin me kohë të LDK-së. Ne e kemi thënë edhe atëherë se duhet pushteti të jetë në sallë pëe të votuar një çështje kaq të rëndësishme, të jenë 61 deputetë”, ka thënë Gashi.

“Meqenëse këtu po përmendet ish-kryetari i Kuvendit, kryetari nga ulësja fotografojke duke bërë “selfie” prej ulëses të kryetarit të Kuvendit duke e provokuar opozitën, dhe ne megjithatë e kemi votu sepse ka qenë në inteteres të vendit”, theksoi ai.

Gashi, ka kujtuar faktin se këto marrëveshje janë në interes të qytetarëve të vendit.

“E para, këto marrëveshje janë të negociuara nga ish-ministri Bedri Hamza, disa prej tyre të negociuara nga ish- ministri Bislimi, të gjitha të dërguara nga ish- kryeministri Kurti. Këto janë marrëveshje në interes të Kosovës”.

“Ne po e marrim se kemi gabu. Ju po thoni që ju keni gabu, çka po bëni ju tash? Ne jemi në kulmin e krizës politike dhe në kohën e pandemisë, po ja mohoni Kosovës qindra miliona euro, atëherë nuk kishte pandemi, megjithatë ne ju kemi përkrahë, ndërsa sot ne jemi në kulmin e pandemisë, në kulmin e krizës ekonomike botërore. Këto marrëveshje janë të mira dhe duhet me i përkrahë, unë mendoje se ju duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe më komunikativ”, shtoi ai.