Gashi: Nëse nuk keni kurajo të bëni rezolutë, të paktën rrini e mos përçani

Ish-Kryetari i LKÇK-së dhe ndihmës Komandant i Zonës Operative të Shalës në kohën e UÇK-së, Sabit Gashi i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani: Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh thashethemet e Dick Martyt

Po pra!

Prandaj me qe i kane hedhur ne pleh duhet qe Kosova te niste nje Rezolute dhe t’ia dergonte Asamblese Parlementare të Këshillit të Evropes me kerkesen per ta rishikuar vendimin e aprovimit te Raportit te Dick Martyt.

Ta kesh shume parasysh ti personi qe je ule ne karriken e Presidentit te Kosoves se ata qe kane kerkuar themelimin e GJS me qellim hetimin e pretendimeve te Raportit te Dick Martyt e kane ditur saktesisht se ai raport ishte shpifje, por me qe kishte qellim ta njolloste Kosoven, paten kurajon te ballafaqoheshin siç ua kerkuan partneret SHBA dhe BE, nepermjet nje Gjykate Speciale.

Tash pasi u vertetua nje gje e tille te takonte Ty dhe Idhullit tend qe ta nxisnit Rezoluten Kunder Raportit te Dickut e qe nuk e bete, por te pakten bejeni tash, pa humbur kohë nje Rezolute në mbeshtetje te Rezolutes se Kuvendit te Shqiperise. Edhe kete nese nuk keni kurajo ta beni atehere te pakten rrini e mos perçani.