Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë do të përfshihet sërish nga reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata dhe rrufe në disa zona.

Sipas IGJEUM, temperaturat të dielën nuk do t’i kalojnë 26 gradët.

Sot priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet. Gjatë pasdites në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.