Gastronomët ofrojnë shujta për 600 mjekë të QKUK-së, për një muaj

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se kjo shoqatë është e gatshme që të përgatit shujta për rreth 400 mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të dytë.

Sipas tij ideja e këtij gjesti simbolik është që t’i jepet një ndihmë kuzhinës së QKUK-së,

Me anë të një shkrimi në Facebook, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, është e gatshme që t’i ndihmojë QKUK’së, me shujta të ngrënies.

“Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të përgatit shujta për rreth 400 mjekë tëparadites dhe 200 të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolike është t’i japim një ndihmë kuzhinës të QKUK’së”, ka shkruar ai.

Tutje Kllokoqi ka bërë të ditur se cilat lokale të gastronomisë i janë bashkuar kësaj iniciative.