Ky është orari kur garojnë xhudistet kosovare në “Minsk 2019”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë publik orarin e zhvillimit të garave që do të zhvillohen sot në kuadër të Lojërave Europiane “Minsk 2019”

Xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të nisin të parat sfidën në Minsk.

Lojërat Europiane janë ngjarja e vetme e madhe në të cilën Kosova paraqitet prej edicionit të parë. Në “Baku 2015”, Kosova kishte fituar medalje të bronztë, ndërsa për “Minsk 2019” pritshmëritë janë dukshëm më të mëdha.

Njoftimi i plotë i KOK-ut:

Orari i garave të sportistëve tanë për sot, me kohën tonë lokale:

Xhudo

9:45 Nisin garat në kategorinë -52 kilogramë. Majlinda Kelmendi garon rreth orës 10:20

10:00 Nisin garat në kategorinë -57 kilogramë. Nora Gjakova garon rreth orës 10:30.

Garat e xhudos fillojnë në këtë orar, ndërsa finalet zhvillohen prej orës 16:00.