Gati kërsiti grushti mes Arben Gashit e Ilir Kërçelit: Dështon mbledhja e Kryesisë

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit ka dështuar shkaku që ka pasur përplasje mes shefit të gp parlamentar Arben Gashi pas akuzave për shpenzimet e naftës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë, nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri në një deklarim para gazetarëve.“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme.

Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjellje nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare.

Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.