Gjykata Speciale merr një vendim ndaj Thaçit e Veselit

Dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit.

Ky vendim është marrë më 19 dhjetor dhe thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.