Gaz lotsjellës dhe kacafytje mes deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, ndërhynë sigurimi

Në parlamentin e Malit të Zi, ishte paraparë që deputetët të diskutojnë projektligjin për lirinë e fesë.

Por, seanca plenare nuk shkoi siç duhet pasi u përcjellë me gaz lotsjellës dhe përleshje mes deputetëve.

Policia ka detyruar deputetët të lëshojnë sallën.

Nga ana tjetër kujtojmë se shumë serbë janë duke zhvilluar protesta kundër po të njëjtit projekt-ligjit për komunitetet fetare. Kurse në qytetin e Budvës nuk po lejohet qarkullimi i veturave./Indeksonline/