Sarandë/ Momente tensioni e ofendime mes deputetit dhe banorëve, akuza për ndërtim pa leje (VIDEO)

SARANDË- Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Artur Roshi është përfshirë në disa momente tensioni me banorë të lagjes nr.4 në Sarandë të cilët e kanë akuzuar se po ndërton pa leje në një pronë publike.

Në atë pronë banorët kanë kërkuar nga bashkia Sarandë ngritjen e një këndi lojërash për fëmijë me shpenzime të banorëve. Ai është shfaqur sipër një kamioni duke hedhur blloqe në tokë dhe në ato momente ofendon banorët me fjalë të papërshtatshme.

Njëri nga banorët thotë që ata filmojnë duke theksuar me zë të lartë që një deputet i parlamentit shqiptar është duke vepruar në atë mënyrë. Përmes videos së publikuar shihet mjaft qartë që kamioni me blloqet është shumë pranë bregut të detit në Sarandë.

“Ikni more legena, i kam ndërtuar vetë këto, do talleni me djersën time!”, ka thënë i tensionuar deputeti.