Gazeta e afërt me Werder Bremenin e zbulon ekipin e ri të Milot Rashicës, s’është Dortmundi

Befasia vjen nga Gjermania. Milot Rashica do të jetë lojtar i Leipzeigut.

Të paktën kështu shkruan gazeta e afërt me klubin e Werderit, “Weser-Kurier”, e cila thekson se këto janë javët e fundit të futbollistit në “Weser Stadion”, përcjell GazetaBlic.

Gjithnjë sipas këtij portali, Rashica do të jetë lojtar i Leipzigut dhe jo Dortmundit, ashtu siç parashikohej.

“Weser-Kurier nga burime të sigurta në udhëheqësinë e Werderit, Rashica tani përballet me një kalim milionësh te RB. Diskutimet në mes të atyre që vendosin te Leipzigu dhe menaxhmentit të lojtarit janë të avancuara, sa që një njoftim zyrtar për këtë transferim mund të pritet që në këtë muaj”, thuhej më tutje në njoftimin e Weser-Kurier.