Faton Abdullahu: Asnjë medium s’është dashur ta përcjellë tubimin e VV-së

Analisti politik, Faton Abdullahu, është shprehur kundër tubimit të Vetëvendosjes në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Ai ka dy arsye që po kundërshton duke thënë se një datë si 12 Qershori duhet të festohet nga të gjithë qytetarët, pa dallim politik, si dhe tha se po rrezikohet shëndeti publik, njofton Klan Kosova.

“Si ka logjikë me dalë të festohet në mënyrë partiake, kur s’është festë partiake, por është kombëtare. E kanë bërë edhe më herët më 28 nëntor duke pasë drojë se s’po mblidhen sa duhet prandaj e bëjnë këtë”.

Madje, Abdullahu në Info Magazine tha se asnjë medium nuk duhet ta përcjellë këtë tubim.

“Asnjë TV të mos e përcjellë këtë ngjarje sepse është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, është e paskrupulltë dhe e papranueshme. Pse bash sot? Autoritet lokale duhet të reagojnë. Shpend Ahmeti duhet të dalë në media dhe të distancohet”.