Haradinaj: Kurti duhet ta dorëzojë certifikatën e veteranit: Është veteran mashtrues, asnjë ditë nuk ka luftu

Anëtari i kryesië së AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar akuzat e mëhershme të Kurtit për çështjen e veteranëve.

Haradinaj ka thënë se është vet Kurti që do duhej ta dorëzojë kartelën e veteranit.

“Kushdo që ka jetu në Kosovë gjatë kohës së luftës, e din a ka luftu a s’ka luftu ky veteran mashtrues. Kur del flet për veteranët, duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit, duhet ta dorëzojë librezën. Është e pandershme të kesh librezë të veteranit nëse nuk ke luftu”, u shpreh Haradinaj.

“Kryeministri nuk merr vesh as për luftë e as për ushtri. Nëse dyshon për keqpërdorim për çështjen e veteranëve e ka të drejtën absolute ta hetojë, i ka gjitha mekanizmat dhe institicionet e drejtësisë. Një kryeministër që del në foltore e ofendon është vetëm demagog”, deklaroi Haradinaj në RTVD.