Gazetari nga Tirana e ka intervistuar Presidentin Thaçi, tregon ku ndodhet ai

Prokurori i Specializuar ka dorëzuar aktakuzë për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka bërë të ditur se para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë e ka intervistuar presidentin.

“Pak para nisjes për në takimin historik Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë intervistova presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar gazetari Veliu.