Gazetari Radosheviq dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK-së|Live

Punëtori i Agjencisë Shtetërore Serbe të lajmeve, Tanjug, Nebojsha Radosheviq, po dëshmon në Dhomat e Specializuara në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së bashkë me kolegun e tij, Vladimir Dobriçiq në vitin 1998 e më pas ishin liruar me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka prezantuar të hënën atë si gazetar që nga 1996-a, ndërsa Dobriçiqin si fotograf. Ata ishin liruar për festen e flamurit kombëtar më 1998.