Pesë raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parasë.

Rastet e falsifikimit të parasë janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Graçanicë 20.08.2021 – 10:00. Ankuesja femër kosovare arkëtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një monedhë prej 100 €, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.08.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në një market, ka informuar se ka pranuar një monedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.08.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga një person i panjohur është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 16.08.2021 – 07:59. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë, ka informuar se nga një person i pa njohur është deponuar një kartëmonedhë prej 500 €, e cila dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 05.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se ditë më parë janë deponuar 1400 € (14 x 100), për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.