Rrahmani: Kosova duhej ta fitonte ndeshjen

Kapiteni i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi, Amir Rrahmani, ka thënë se Përfaqësuesja e jonë duhet ta fitonte sfidën falë paraqitjes së mirë që bëri.

“Ashtu si shkoi loja, mendoj se duhej ta fitonim, sepse edhe me rezultatin 1 – 0 kishim rastet tona dhe është dashur t’i shfrytëzonim më mirë. Po ta shënonim golin e dytë do të ishim në situatë të mirë”, ka thënë ai.

Lidhur me mungesën e konkretizimit të golave, ai është shprehur: “Pasimi i fundit po mungon edhe besoj se duhet të provojmë të gjuajmë nga jashtë zonës”.

Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Rrahmani ka thënë se ka luajtur me dhimbje, ndërsa është shprehur i gatshëm për sfidën ndaj Bullgarisë.

“Kam probleme me gjurin e këmbës së majtë, por vendosa të luaj dhe t’i ndihmoj ekipit, do të jem i gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë kapiteni.