Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-otëve të fundit dy persona kanë vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Fokusi.info.

Njoftimi i plotë:

3 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 709.