Gecaj i LDK’së tallet me kryeministrin: Lista Serbe ia ka gjetur hallin Albin Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Bajram Gecaj është tallur me kryeministrin Kurti, pasi që ky i fundit u quajt ‘hipokrit’ nga ministri i tij, Goran Rakic pas deklaratave për Asociacionin.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, e këta të fundit nuk kishin pasur guximin ta quajnë as aktor, as gënjeshtar e as hipokrit.

“Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, edhe pse asnjëri nga ata nuk e kishte marrë guximin ta quante as aktor, as gënjeshtar e as hipokrit”, ka shkruar ai.

Sipas Gecajt, Lista Serbe ia ka “gjetur hallin” Kurtit.