Gërvalla-opozitës: Gjykatën Speciale e instaluat ju, ju jeni përgjegjës se prijësit tuaj ndodhen në Hagë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën e krijuar e që ka të bëjë me Gjykatën Speciale.

Gërvalla duke iu drejtuar partive opozitare tha se Gjykata Speciale është instaluar nga këta të fundit.

“Është instaluar nga ju dhe ju jo vetëm që s’keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës.Për dënimin e krimeve të pasluftës por jeni munduar kështu ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Specialen të mos flasin për pjesën që e keni votuar Specialen.Ajo s’ka pikuar nga qielli mos bëni qesharak se e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata, ky koalicion nuk e ka krijuar atë por e keni krijuar atë.Tani kemi nevojë për të sqaruar pse e keni bërë një gjë të tillë e merreni cdo ditë me gënjeshtra por ju siguroj se s’është kjo forma për të arsyetuar veprimet e juaja të kaluara, duhet të gjeni një zgjidhje tjetër.Ju pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot ndodhen në Hagë, ju duke mohuar të vërtetë s’do ta zgjidhni këtë çështje. Bëhuni serioz, pra opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetë”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

Tutje Gërvalla theksoi se e do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e Kosovës në mënyrë të denjë.

“E di se keni kohë, por ne nuk kemi me të drejtë prisni nga ne punë e unë si ministre e Punëve të Jashtme jam zotuar që interesat e Kosovës ti përfaqësojë në mënyrën më të denjë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, shtoi ajo.