Kjo është harta që tregon ku po zhvillohen luftimet e ashpra midis Ukrainës e Rusisë për Kievin

Një hartë e publikuar në Twitter nga gazetari i Kiev Independent, Illia Ponomarenko, tregon se ku po zhvillohen luftimet kryesore në Ukrainë për mbrojtjen e Kievit.

Harta tregon se si janë barrikaduat forcat ukrainase në mbrojtje të kryeqytetit (vijat me ngjyrë të kaltër) dhe si po sulmohen nga rusët (vijat me ngjyrë të kuqe).

Deri më tani, rusët janë ende 25 kilometra larg Kievit dhe tash e sa ditë nuk po arrijnë t’i thyejnë forcat ukrainase.

Megjithatë, agresioni rus po vazhdon në qytete të tjera më të vogla ku nuk po kursehen as civilët.