Gjakova në terr qe disa orë

KEDS-i edhe sonte, në natën e ndërrimit të motive, po vazhdon me reduktime. Aktualisht reduktime nuk ka në kryeqytet, por në qytetet tjera dhe në fshatra raportohet për reduktime të ashpra.

Reduktime aktualisht ka në Gjakovë.

Ekspertja ligjore, Flutura Kusari ka njoftuar se qe disa orë është ndërprerë rryma në Gjakovë.

“KEDS-i që disa orë e ka ndalë rrymën në Gjakovë. Ky është krim. I kisha shajtë marë e mrapshtë por s’po e flliqi ëallin për një kompani idiotike”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, më herët, Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”.

“Problemet me energji në Matiqan tashmë janë rregulluar. Jemi në koordinim dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme për të gjitha rastet. Urime festat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.