Gjakovari therr me thikë gruan e tij, Policia jep detaje

Një grua është sulmuar me mjetë të ftohtë (thikë) nga bashkëshorti i saj.

Rasti në fjalë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, rreth orës 15:30. Viktima në këtë rast është dërguar për trajtim në spitalin ‘Isa Grezda’.

Kështu ka deklaruar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj deklaroi se me të marrë informatën, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të dalë në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën femër, e cila dyshohet të jetë sulmuar me thikë nga burri i saj.

“Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj . Viktima është derguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha ai.