Prishtinë, theret me thikë një burrë

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një burrë në Prishtinë është therrur me thikë.

Siç bën të ditur policia, viktima ka deklaruar se nuk e ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur.

“Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 10.01.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet të jetë i therur me mjete të mprehtë-thikë. Viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur si dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Rasti mbetet nën hetime”.