Gjashtë pacientë vdesin nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve

Edhe gjashtë viktima nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit.

IKSHPK në komunikatën e sotme bëri të ditur se janë shënuar edhe 241 raste të reja me COVID-19, që paraqet rekord të rasteve brenda një dite, transmeton fokusi.info.

Numri i viktimave ndërkaq ka arritur në 150, që do të thotë se brenda një periudhe prej 24 orësh, kanë vdekur gjashtë persona.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.