Gjashtë persona të lënduar në një rrahje në Sllatinë të Fushë Kosovës

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Si pasojë e kësaj rrahje kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Klan Kosova.Tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 kemi marre informatën për një rrahje ne fshatin Sllatine, ku janë lënduar gjashte persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet e stacionit policor te Fushe Kosovës.”, tha Ahmeti.