Gjenden dy trupa të pajetë në Prishtinë dhe Pejë, policia jep detaje

Në Prishtinë dhe Pejë janë gjetur dy persona pa shenja jete.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

Viktimat e gjetura pa shenja jete janë të gjinisë mashkullore.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë:

Prishtinë 17.11.2021 – 10:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Pejë, 17.11.2021 – 11:21. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.