Konfirmohet: Kosova me tre klube në Evropë

Konfirmohet nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, se Kosova tani e tutje do të ketë tri skuadra në garat ndërkombëtare.

Vendimi do të hyjë në fuqi që nga edicioni i ardhshëm 2020/2021.

“Një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE të UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020/21 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës, gjë e cila iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së në takimin e mbajtur në Budapest”, thuhet në njoftimin e FFK-së .