Gjenden pa shenja jete dy persona në Pejë

Mbrëmë janë gjetur dy persona pa shenja jetë në Pejë.

Policia bënë të ditur se, në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-17:00. Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.