Gjenden të vdekur një grua e një burrë në shtëpinë e tyre në Rahovec

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Në njoftim thuhet se njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim.