Gjendet e mitura që ishte zhdukur në Gjilan

Një e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si e zhdukur në Gjilan, është kthyer në shtëpi, dhe ka treguar se ka qëndruar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovarë.

Ky i fundit është arrestuar nën dyshimet për dhunim të vajzës së mitur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E mitura ishte raportuar si e zhdukur tre ditë më parë.