Gjendet e vdekur një grua në Istog, policia nis hetimet

Gjatë ditës së djeshme është gjetur e vdekur një grua në Istog.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” në raportin 24-orësh të policisë, ndërsa po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Istog, 02.08.2021-07:00-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.