Ndiqeni udhëtimin live të babadimrit në botë (video)

Santa Claus, ose Babadimri e ka nisur udhëtimin e tij të natës së Krishtlindjes duke shpërndarë dhurata në të gjithë botën.

Komanda ushtarake amerikane e ngarkuar me mbrojtjen e hapësirës ajrore në Amerikën e veriut, ka thënë se tanimë Babadimri ka nisur udhëtimin e tij që në mëngjesin e datës 23 në tërë botën.

Radarët e NORAD-it si gjithnjë gjurmojnë babadimrin që nga nisja në polin e veriut, ndërsa aktualisht ndodhet në Egjipt.

Ndalesat e para të tij ishin në Rusinë lindore dhe Azi.

“Udhëtimi i tij magjik nëpër botë ka nisur”, tha organizata që e ndjek babadimrin prej më shumë se 60 vjetësh. Grupi përdor sensor me rreze infra të kuqe që ndjekin shkëlqimin e hundës së drerit Rudolf, çka edhe mundëson lokalizimin e saktë të slitës. Ne jemi krenarë që vazhdojmë traditën e gjurmimit të babadimrit – thonë nga NORAD, qendra që kontollon udhëtimin e Babadimrit./Fokusi.info/