Nesër mot i nxehtë, maksimalja 33 gradë Celsius

Nesër në Kosovë, temperatura maksimale parashikohet të mbërrijë në 33 gradë Celsius, më e larta për këtë vit.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë: minimalja 16-18 gradë celsius dhe maksimalja 30-33 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar”, thuhet në njoftim.