Gjendet i ekzekutuar në makinë një 27-vjeçar në Orikum 

Në zonën e Fushë-Dukatit në Vlorë është gjetur i vrarë në makinë një 27-vjeçar. Policia bën të ditur se viktimë ka mbetur B. Bozhani.

Policia bën të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku një qytetar kishte lajmëruar për gjetjen e një personi pa shenja jete brenda në automjet në Orikum.

Policisë ngriti disa pika kontrolli dhe ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./Euronews