Lëvizte me pistoletë, arrestohet i riu nga forcat ‘Shqiponja’

Një 25 vjeçar është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ për armëmbajtje pa leje.

I riu me inicialet L. M qarkullonte me armë në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, forcat “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e 25 vjeçarit, i cili udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet e ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarr, pistoletë tip TT.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Shqiptarja.com