Gjendet i mbytur një i moshuar në liqenin e Pogradecit

Një i moshuar, identiteti i të cilit është ende i panjohur, është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Pogradecit.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit, teksa ende nuk njihen rrethanat e ngjarjes dhe Policia e Pogradecit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e tragjedisë.

Tiranapost.al