Gjendet i vdekur një burrë në Malishevë

Të premten rreth orës 09:20, një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Bellanicë, Malishevë 22.12.2023 – 09:20. Raportohet se para një lokali në rrugë është gjetur i shtrirë një mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.