Gjendet i pajetë në kanal 55-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Kreshpanj, në Maliq.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi P. F., 55 vjeç është gjetur pa shenja dhune në trup dhe nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Njoftimi  i policisë:

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.