Gjendet i vdekur 71-vjeçari

Një 71-vjeçar me iniciale E.Z., i cili kishte shkuar për peshkim është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Nga dyshimet e para mendohet ngjarja është aksidentale dhe se viktima mund të ketë rënë nga shkëmbinjtë.

Ai është dëguar në morgun e spitalit të Sarandës ku ekspertët do të bëjnë ekzaminimet përkatëse për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij.

Shqiptarja.com