Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Podujevë

Një burrë është gjetur i vdekur dje në rrugë, në Podujevë.

Policia ka informuar se sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.