Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në shtratin e lumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Memaliajt”. Mësohet se një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në shtratin e lumit Vjosë. Policia ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.