Flet Daut Haradinaj: Jam i lirë dhe jam mirë

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk është ndaluar nga autoritet austriake ashtu siç është raportuar, mirëpo ka qenë vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport.

Haradinaj ka thënë për Klan Kosovën se ka qenë vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë austriake në aeroport, s’ka të bëjë as me ndalim as arrestim.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim”.

“Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë”.

“Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

Ndërkohë më herët Indeksonline dhe Kosovapress kanë raportuar se është ndaluar Daut Haradinaj nga policia austriake.