Gjendet i vdekur një burrë afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë.

Policia njofton përmes raportit se njësitë policore dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte i shtrirë në tokë.

“Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.