Seanca konstitutive me 22 mars – Nagavci: I kemi votat për formimin e Qeverisë

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se seanca konstituive do të mbahet të hënën, me 22 mars, raporton Ekonomia Online.

“U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00″.

“U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”.