Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë në Gjakovë.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Demokracia.com

“HETIM I VDEKJES – Gjakovë 12.06.2022-02:50. Në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti duke u hetuar.