Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Rastin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishrinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç”, tha Borovci.

Ai tha më tej se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.​​