Gjendet i vdekur një person, humbi kontrollin e veturës dhe ra në lumin Ibër

Një person është gjetur i vdekur të hënën, në lumin Ibër.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lum.

“Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrur automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.