Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.

“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.